Përkeqësimi i motit ka bere qe disa nga qarqet e vendit te përfshihen ne nje situate te vështirë. Reshjet e dëborës kane bllokuar qarkun e Kukësit, Shkodrës, Dibrës dhe Korçës. Ministria e Brendshme ne nje deklarate per mediat, ben te ditur se qarkullimi ne këto zona behet me zinxhirë, ndërsa nuk paraqitet problem furnizimi me ujë te pijshëm apo furnizimi me energjie elektrike. Ne qarkun e Kukësit, mjetet bore pastruese po punojnë qe te mbaje te hapur akset kryesore Kalimash – morine, Bjaram Curri – Valbone ku vërehet prezence e ngricave. Ne Korçe, ministria sugjeron se është i nevojshëm pajisja me zinxhirë ne aksin Korçe – Dardhe. Edhe ne Shkodër, situata është e njëjte ne disa akse kalimi behet i detyrueshëm me zinxhirë. Sipas Ministrisë, firmat qe mirëmbajnë rrugët, kane nisur hedhjen e skorjes për pastrimin e akseve te tjera kombëtare. Ndërkaq nuk paraqitet situate problematike ne zonat e tjera te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *