Subscribe

Nëse ne segmentet rrugore ne vendin tone ndodh nje aksident, atëherë behet e pamundur për te shkuar ne destinacion. Por ka dhe raste te tjera, te cilat nxjerrin ne pah, problemet me rrugët ne Shqipëri. Krahas rritjes së parametrave, një tjetër mangësi në akset rrugore, mbetet dhe sinjalistika e përkohshme. Sipas Sulçes, në mjaft segmente ka pasur punime dhe tabela te përkohshme, por ato janë harruar aty, duke krijuar konfuzion te drejtuesit e mjeteve. Ekspertet thonë se krahas rrugëve, të cilat kanë mangësi duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet institucioneve, duke përfshirë Ministrinë e Transporteve, policinë, por edhe bashkitë. Evidentimi i problemeve behet nga policia, e cila dërgon shkresa për përmirësimin e akseve, ndërsa Ministria e Transporteve, duhet të bëjë ndërhyrjet e duhura dhe bashkia sinjalistikën e përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *