Subscribe

Edhe pse kryeministri Rama dhe drejtori Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, premtuan në shtator largimin e policëve nga akset kombëtare, për shefin e qarkullimit rrugor, kjo gjë duket se është e pamundur.

 

 

Në një aktivitet për viktimat e aksidenteve, drejtori Altin Qato u shpreh kritik për gjendjen e infrastrukturës, duke thënë se shumë akse nuk i kanë parametrat e duhur, ndaj është e pamundur që të hiqen efektivët.

 

 

ALTIN QATO

DREJTOR I POLICISE RRUGORE

 

E kemi të qartë konceptin e largimit të policisë nga akset rrugore. Ne kemi shumë akse rrugore kombëtare, por edhe rurale që jo të gjitha i kanë parametrat në nivelin ku ne të heqim punonjësit e policisë totalisht nga këto akse rrugore. ka disa mangësi dhe të meta që janë burim ose i kthejnë në njolla të zeza siç i quajnë ne. Prandaj kemi futur filozofinë e përdorimit të teknologjisë në rrugë me idenë që ne të kostatojmë shkeljen, por mos të ndalojmë dhe të pengojmë qytetarin.

 

 

Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe tha se për 2022 kemi një ulje të theksuar të aksidenteve dhe të viktimave.

 

 

 

BLENDI GONXHE

DREJTOR I DPSHTRR

 

Në vitin 2022 kemi 19% më pak viktima nga aksidentet rrugore . Kemi gjithmonë e më pak aksidente nga të sapopatentuarit. Më pak aksidente me pasoja në krahasim me vitin e shkuar.

 

 

Në total për 10 muajt e këtij viti janë shënuar 968 aksidente me 134 humbje jete.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *