Subscribe

Rrugët në vend vijojnë të përgjaken, duke shënuar thuajse çdo ditë aksidente të reja me pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

 

Fatal ishte edhe aksidenti i kësaj të enjteje, ku një 55 vjecar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në aksin rrugor Lezhë-Shenkoll, pranë një kryqëzimi.

 

Viktima është Tom Deda, 55 vjec nga Lezha. Në momentin e aksidentit ai po udhëtonte me motor dhe më pas është përplasur me një makinë që drejtohej nga një 32 vjeçar nga Kurbini. Drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend.

 

Për shkak të përplasjes që ishte teper e fortë makina ka përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës. drejtuesi i mjetet nuk ka përsuar lëndime.

 

Ai u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit.

 

Vetën gjatë muajit tetor kanë ndodhur dhjetëra aksidente, me 9 të vdekur dhe 7 të plagosur. Ky bilanc vijon të mbetet tragjik edhe pse policia rrugore ka ndërmarrë kontrolle të shumta ndaj shkelësve.

Katër ditë më parë policia njoftoi se u arrestuan 31 shoferë, u pezulluan 186 patenta dhe u vendosën 4 624 masa administrative .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *