Subscribe

Pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit pak muaj më parë, rreth 5 mijë banorët që jetojnë në rrugën “Kahreman Ylli” ne Kinostudio, tashmë kanë edhe infrastrukturë moderne urbane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin nga e para te kësaj rruge.

 

 “Fillimisht shtruam ujësjellësin, bëmë kanalizimet, pusetat, pra gjithë rrjetin nëntokësor, e mandej bëmë shtresat e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin. Kjo është mënyra e duhur! Për të mos shkuar në Tiranën e 4 viteve të gjumit, ku fillimisht bëhej një asfalt dhe pastaj çahej toka për të bërë punimet e tjera”.

 

Bashkia e Tiranës, në vijim të detajimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, po bashkëpunon me Universitetin e Harvard-it për të përcaktuar se si këto zona do të zhvillohen në pole të veçanta urbanistike.

 

“Kemi një ekip arkitektësh të Universitetit të Harvard-it, të cilët si për zonën e Kinostudios, edhe për Kombinatin, Laprakën, pra që janë qendrat e reja të Tiranës policentrike, deri në fund të verës do të përgatisin një plan urbanistik vetëm për këto qendra. Duke qenë se në këtë zonë kemi tashmë dy ministri, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Kulturës, duke qenë se i kemi marrë rrugët mbarë, duke zgjeruar hapësirat publike dhe po kthejmë lulishtet e reja, duke qenë se kemi investuar në kënde lodrash, duke qenë se shumica e bankave kanë degët e tyre, shkollat, gjimnazet, disa fakultete të Universitetit të Mjekësisë, pra ka mjaftueshëm shërbime administrative komerciale, për t’u trajtuar si një qendër më vete.”

 

Në rrugë janë bërë punimet e nevojshme nëntokësore, kanalizimet, si dhe janë vendosur të gjitha linjat rezervë të telefonisë dhe internetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *