Ndriçim Qema është shqiptari i dënuar në Angli, i cili drejtoi operacionin e një bande për kontrabandimin e bashkatdhetarëve për në Britaninë e Madhe përmes Irlandës duke iu marr deri në 10,000 euro secilit. Qema u dënua me pesë vite burg nga Gjykata e Dublinit në Irlandë.

 

Mediat angleze shkruajnë se 27-vjeçari kishte kërkuar azil në Irlandë, por tashmë u dënua për drejtimin e një rrjeti trafiku njerëzish. Qema mësohet se ka shkuar në Irlandë në vitin 2018. Ai fillimisht ai punoi si kontakt me bandat irlandeze dhe më pas i raportonte të atit në Shqipëri, i cili gjithnjë sipas mediave të huaja është me precedentë të mëparshëm penalë.

 

Qema ishte specializuar në falsifikim dokumentacionesh dhe pastrim parash. Personat që synonin të shkonin në Britani paguanin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro dhe merrnin dokumente false.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *