Hedhja e mbeturinave pa kriter në mjedis të hapur nuk ndodh vetëm pranë zonave të banuara. Një problematikë e trashëguar është edhe me rrugët nacionale. Në vendin tonë ata janë tejet të ndotura nga mbeturina të ndryshme sidomos nga qeset e plastmasit.

Me të njëjtin fenomen përballet edhe aksi nacional Burrel – Skuraj. E gjithë rruga prej 36 kilometrash është krejtësisht i ndotur. Përgjatë këtij aksi gjen mbeturina plastike, qelqi e hekuri. Në zonat e banuara janë vendosur kontenjer, duke iu krijuar mundësinë banorëve t’i përdorin. Por problemi mbetet tek udhëtarët.

Janë ata të cilët e krijojnë këtë ndotje me konsumin e ushqimeve apo pijeve gjatë udhëtimit të tyre.

Banorët që jetojnë përgjatë rrugës nacionale shprehen se vazhdimisht shohin udhëtar apo drejtues mjetesh të cilët gjatë lëvizjes hapin xhamat dhe i hedhin mbeturinat në tokë.

Por ky veprim i tyre është një kambanë alarmi për ndotjen e mjedisit. E jo vetëm kaq, mbeturinat e hedhura përgjatë këtij aksi nacional shumë të rëndësishëm për verilindjen, është një imazh i shëmtuar për të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Specialistët e mjedisit këshillojnë që udhëtarët duhet që t’i mbajnë mbeturinat e produkteve që konsumojnë në mjetin e tyre gjatë udhëtimit, derisa të gjejnë një kosh mbeturinat e t’i hedhin në të, të tregojnë kështu qytetari dhe që e duan mjedisin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *