Subscribe

I ftuari i radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ishte myftiu i Tiranës,  Bilal Teqja imami i xhamisë së Xhurës, teksa besimtarët myslimanë janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Jetoje jetën si udhëtar! Kush e jeton jetën si udhëtar është shumë i çliruar nga ngarkesat, sëkëlldive, si çfarë do marr…!  Mos bëj keq! Fal! Apo “ Në emër të Zotit lexo mor lexo!” janë disa nga mesazhet që u përcollën gjatë këtij podcasti.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, Rama tregoi biseda me bashkëpunëtorët e tij , teksa u ndal edhe te problemet që ka pasur me zemërimin.

“Kush e jeton jetën si udhëtar ka fatin të shijojë shumë se e di se rruga mbaron. Unë shpesh herë u them kolegëve e bashkëpunëtorëve! Ore jeni të informuar se rruga mbaron dhe nuk do të jetoni sa Shqiponjat?!

Unë kam pasur probleme me zemërimin dhe reagimin por shyqyr Zotit inatin, atë ngarkesën e brendshme që të bën që të errësohen sytë apo të mos shohësh qartë apo të rrish me njërin si do ia kthesh e kam pasur gjithmonë më pak”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *