E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rruga Lin-Pogradec, bllokohet sërish puna

Përfundimi i punimeve te rrugës Lin-Pogradec ka mbetur peng i kilometrit te fundit.

 

Fjala është per nje segment te vogël ne hyrje te qytetit, i cili ketë radhë është bllokuar për shkak të një konflikti  mes firmës zbatuese dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Korçë.

 

Reklamë

Prej disa ditësh ky autoritet ka kërkuar pezullimin e punimeve, pasi firma nuk disponon dokumentet dhe lejet e duhura.

 

Përfaqësuesi i firmës Kadri Omeri pranon se dokumentacioni nuk është i plotë, por kërkon që veç gjobës, punimet të mos bllokohen.

 

Kjo është përplasja e radhës, e cila zvarrit punimet për këtë segment kombëtar. Më herët ai ishte bllokuar për shkak të konfliktit mes firmës dhe Bashkisë për çështjen e inerteve.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë