E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rruga Korçë – Dardhë e kalueshme vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës vijojnë prej 24 orësh ne qarkun e Korçës, çka ka sjelle vështirësi te mëdha ne qarkullimin e mjeteve ne disa akse ne zone.

 

Trashësia e dëborës ka arritur ne 40 centimetra ne Dardhë, ndërsa ne Voskopojë dhe Kapshticë, deri ne 10 centimetra. Lidhur me akset rrugore, nuk raportohen probleme, me përjashtim te aksit qe lidh Korçën me fshatin turistik te Dardhës ne te cilin është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve për te gjithë automjetet.

 

Policia rrugore porosit drejtuesit e mjeteve qe udhëtojnë drejt juglindjes se vendit te kenë kujdes veçanërisht ne segmentet ku ka prezence dëbore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë