E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rruga Gjinar-Elbasan, segmenti që nuk përfundoi kurrë

Kjo është rruga Gjinar-Elbasan, segmenti që çoi pas hekurave dy ish zyrtar  një mbikëqyrës të punimeve si dhe 3 përfaqësues të kompanisë që kanë kryer investimin.

 

Rruga është e gjatë 23  kilometra, por në pjesë të ndryshme ajo është e pakalueshme. Edhe pse është inauguruar në vitin 2011 në një segment prej 1 km  gropat janë të dukshme ndërsa për sinjalistë e kotë flitet.

 

Reklamë

Një vit pas inaugurimit rruga pësoi shembje duke bllokuar tërësisht kalimin

 

Në vendimin saj gjykata analizon dhe ngre dyshime se ky segmente rrugor është kthyer pa pasur më parë një studim gjeologjik çka ka sjellë edhe dëmtimet. Banorët e zonës thonë se u është dashur që të ndërhyjë vetë për mirëmbajtën.

 

Prokuroria në relacionin e saj argumenton se si pasojë e abuzimeve të kryera buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 500 mln lekë. Këto para duhet të ishin përdorur  për asfaltime por në fakt, dyshet se kanë përfunduar në xhepat e përgjegjësve. Gjinari  është një fshat turistik në qarkun e Elbasanit ndaj dhe kjo rrugë mbart një rëndësi dyfishe për zonë.

Më shumë video

Reklamë