Ish-kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Qendrës Europiane në Këshillin e Atlantikut, Jörn Fleck.

 

 

Takimi ka patur në fokur rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, luftën kundër korrupsionit si dhe çështje të tjera.

 

 

“Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.
Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian , luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.”- shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *