E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rruga “e pushtuar” nga mjegulla, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Kosovë, disa të lënduar nga përplasja e 14 makinave

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë i shënuar mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Për shkak të mjegullës së dendur 14 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar radhë të gjat kilometrike në autostradën Prishtinë – Podujevë.

Reklamë

 

Aksidenti ështëshënuar në autostradën që ndodhet në Fushë Kosovë dhe lidh Prishtinën me Podujevë. Kolonat kilometërshe, janë vërejtur edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga policia kanë konfirmuar se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

 

“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë