Rruga e Kombit e rrezikshme e me aksidente, shoferët ankohen: Akset në veri pa kripë

Nëse keni vendosur të niseni nga Tirana në drejtim të Dibrës, Kukësit, Lezhës apo Shkodrës sigurohuni të keni zhinxhirët me vete dhe të bëni kujdes me shpejtësinë.
E enjta solli përkeqësim të motit, duke bllokuar një pjesë të mirë të zonave në veri.
Ngricat në rrugë sollën edhe aksidente. Një autobuz u rrezua ne afersi te pikes turistike ne Zogaj të Shkodrës, fatmirësisht pa të lënduar.
E vështirë është gjendja ne Verilindje.
Mjetet që udhëtojnë në aksin Tiranë – Peshkopi rrezikojnë të përfundojnë në kanal. Pasagjerët janë detyruar të zbresin për të ndihmuar shoferët duke shtyrë makinat.

Drejtuesit e mjeteve thonë se iu duhen 10 orë për të shkuar në verilindje. Asnjë mjet borëpastrues sipas tyre nuk duket që të hapë rrugën apo të hedhë kripë:
Banorë të fshatrave ndërkohë shkojnë në qytet në këmbë për tu furnizuar me ushqime.
Probleme në 24 orët e fundit kishte edhe me energjinë elektrike, e cila mungoi në shumë zona. Megjithë ndërhyrjet e bëra nga specialistët e OSHEE-s, fshatra të tërë vijojnë të jenë pa drita..

Edhe në Rrugën e Kombit kalimi është i vështirë. Në shumë segmente pastrimi mungon dhe makinat rrëshqasin duke u përplasur me bordurat anësore.
Kjo ndodh në kohën kur autostrada është dhënë me koncesion dhe për cdo kalim tashmë paguhet nga 5 euro.
Ndrëkohë në shkodër fadromat po punojnë për pastimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Ndërsa në punë, forcat e armatosura të ushtrisë nisën hapjen e disa akseve të vështura me mjetet e tyre.



