E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rruga e Kombit drejt degradimit

Pamja e këtyre dy të moshuarve që kalojnë mes për mes te ashtuquajturën autostrade të vetme në Shqipëri, e shndërrojnë atë në një rrugë fshati. Këtë bindje ta përforcojnë këto bagëti që ecin në asfalt krahas makinave, qe formalisht po udhëtojnë në autostradë.  Kjo është sot gjendja e Rrugës së Kombit, vepër e cila deri më tani u ka kushtuar shqiptarëve mbi 1.2 miliardë euro. Shkallë druri mbi asfalt, trafikndarëse të prera sipas qejfit e nevojës nga banorët, njerëz që shpërfillin sigurinë, kafshë e karroca në mes të rrugës. Kjo është pamja e autostradës Durrës-Kukës, sidomos në zonën pranë doganës së Morinit. Vetë autostrada, ndërkohë nuk ka mbaruar. Prej gjashtë muajsh, kompanitë e ndërtimit të urave nuk kanë marrë paratë. E ndërsa pritet ngritja e urave të reja, ato ekzistuese po dëmtohen dita-ditës. Gropat dhe dëmtimet e krijuara në asfalt në hyrje e dalje të tyre pengojnë lëvizjen e automjeteve. Mungesa e fondeve e ka lënë këtë segment në mëshirë të fatit. Qeveria po kërkon t’i japë zgjidhje mungesës se lekëve,  duke e dhënë autostradën me koncesion. Por deri më sot, edhe ky opsion nuk ka sjellë asnjë konkrete.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë