Spartak Ngjela ka komentuar situatën e përçarë në PD. Për avokatin, ish-kryeministri Sali Berisha lodhet kot, pasi nuk ka vendim gjykate që të vërtetojë se ai ka bërë një kongres ligjor të Partisë Demokratike.

 

“Kot lodhet Saliu. Nuk ka një vendim gjykate që të vërtetojë se ai ka bërë një kongres ligjor të Partisë Demokratike. Kot së koti lodhet; nuk ka asnjë akt juridik gjyqësor që të provojë se ai, me të gjithë grupin e tij, ka bërë një lëvizje ligjore dhe ka nxjerrë një akt juridik të vlefshëm për të rrëzuar Lulzim Bashën, kryetarin aktual dhe të zgjedhur në rrugë ligjore të Partisë Demokratike.  Pyetja është: derisa ka të drejtën e tij të shkelur; pse Saliu nuk i drejtohet gjykatës? Përgjigjja është shumë e qartë: sepse ai nuk ka një të drejtë ligjore që i është shkelur. Dhe këtu mbyllet gjithçka.  Një e drejtë e shkelur, zgjidhet vetëm me një vendim gjyqësor. Rruga e forcës, është vepër penale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *