Subscribe

Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në rrugën e Arbrit, vepra e parë që po ndërtohet nëpërmjet programit “1 miliard euro”.

 

Punimet duket se kanë ecur me ritme të shpejta, çka për ministren rrit shanset për një përfundim para afatit të parashikuar në kontratë.

 

“Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Koncesionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do tju duhet për vazhdimësinë. Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për tja dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim” është shprehur ministrja Balluku .

 

Punimet për këtë rrugë nisin në maj të vitit të kaluar, ndërkohë që në kontratë është vlerësuar për një përfundim të tyre brenda 44 muajve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *