
Video · Sociale
Rruga e Arbrit mbyllet në 2021, Rama ndjek ecurinë e punimeve
Rruga e Arbrit është një ndër investimet strategjike në infrastrukturë pasi ajo lidh Tiranën me Dibrën, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit që sot zgjat më shumë se 5 orë.
Ecurinë e punimeve në pjesën pranë Klosit e pa nga afër edhe kryeministri Rama. Ai u informua nga ministrja Belinda Balluku mbi veprat më të vështira të këtij aksi kombëtar.
Reklamë
Ndonëse punimet kanë ecur me shpejtësi, projekti vijon të paraqesë sfida serioze.
E megjithë vështirësitë, Kryeministri premtoi se rruga e Arbrit do të finalizohet në 2021.
Rruga e Arbrit konsiderohet më e rëndësishmja ne verilindje, pas autostradës Durrës – Kukës. Ajo po ndërtohet përmes partneritetit publik privat.
Më shumë video
Reklamë



