Subscribe

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë gjithë ditës së enjte por edhe në orët e mbrëmjes kanë shkaktuar probleme në rrugët nacionale në Qarkun Dibër.

Situatë problematike është paraqitur në rrugën e Arbrit në fshatin Fshat të Bashkisë Klos. Segmenti nga rreth rrotullimi deri në hyrje të tunelit 4 të rrugës së Arbrit ishte i mbuluar nga gurët e rënë nga shpati i malit të fshatit Fshat.

Drejtuesit e mjeteve që lëviznin nga Tirana në drejtim të qyteteve të Qarkut Dibër janë përballur me befasi në daljen e tunelit 4, pasi gurët kishin mbuluar rrugën.

Për fat të mirë nga rënia masive e gurëve nuk ka janë shkaktuar aksidente ndonëse rreziku ka qenë evident. Po e njëjta situatë problematike ka qenë edhe në aksin tjetër nacional Burrel – Skuraj. Edhe në këtë rrugë ka patur rënie të gurëve kryesisht në segmentin nga Ura e Ulzës e deri tek tuneli i Shkopetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *