Ndërtimi i rrugës së Arbrit ka jo vetëm anët e saja pozitive por edhe ato negative.

 

Hapja e kësaj rruge ka bërë që banorët ta shfrytëzojnë për biznes, duke krijuar edhe konflikte. I tillë është edhe rasti i këtyre dy kontejnerëve të vendosur në vendin e quajtur Qaf Murrize në Xibër. Banorët e kësaj zone kanë denoncuar ish kryetarin e fshatit Riza Fejza i cili sipas tyre, po mundohet të uzurpojë tokën, duke vendosur kontejner që do t’i përdorë për biznes.

 

Vendosja e këtyre kontejnerëve është kundërshtuar prej një viti, ndërsa janë vënë në dijeni edhe instancat vendore dhe policia e shtetit. Vetëm banorët shprehen se nuk do të lejonë vendosjen e kontejnerëve pasi jo vetëm që toka nuk është e ish kryetarit të fshatit, por aty bllokohet edhe rruga që i lidh me rrugën e Arbrit.

 

Tentativat për të vendosur kontejner në rrugën e Arbrit edhe nga qytetar që nuk janë banues në Njësinë Administrative Xibër janë bërë prej një viti nga shumë persona të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë këtë rrugë për të bërë biznes, por nuk janë lejuar nga banorët e Xibrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *