Subscribe

 

Qeveria pritet të konkretizojë brenda muajit maj procedurat për të hapur tenderin lidhur me ndërtimin e rrugës së Arbrit. Ky projekt nuk është vetëm një nevojë për zonën ku do të shtrihet, por është edhe një premtim elektoral i mazhorancës. Por ka nga ata ekspert të fushës që mendojnë se kjo rrugë nuk pritet të ketë leverdi ekonomike dhe se vendi ka nevoja më emergjente se ndërtimi i këtij aksi.

 

Një ditë më parë qeveria i dha bonus 10 pikë një kompanie shqiptare, e cila parashikon të ndërtojë këtë segment prej 72 km, me një kosto prej 250 mln dollarë, nga të cilat 60 mln do të financohen nga buxheti i shtetit. Per ekspertët ky investim vështirë se do te sjelle ndikim pozitiv ne ekonomi.

 

Sipas të dhënave taksa e kalimit në këtë rrugë është propozuar nga kompania të jetë 4 euro, ndërsa sipas një studimi të kryer fluksi mesatar i makinave pritet të arrijë në 3600 në ditë. Por ekspertët i shohin me dyshim këto shifra, duke shtuar edhe pikëpyetjet për leverdishmërinë e kësaj vepre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *