Për të mbrojtur Ervis Rroshin, tashmë i prangosur në qelitë e kryeqytet, mbërriti nga Italia avokati i tij mbrojtës Francesko Sisto. Në konferencë shtypi, ai dhe mbrojtësi tjetër i Rroshit, Theodhori Sollaku, thanë se kryebashkiaku u burgos me ligjin e dekriminalizimit, i cili në thelb është antikushtetues. Nga ana tjetër avokatët pohuan se, arrestimi i Rroshit është i pa drejtë, pasi provat po kërkohen pas arrestimit dhe nuk u siguruan më parë. Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezulton të jetë në hetim për trafik droge dhe pastrim parash, nga DEA Amerikane. Edhe Interpol e Europol kanë sjellë pranë Prokurorisë së Tiranës të dhëna për të shkuarën dhe precedentët penal të Roshit, i cili u arrestua mesditën e së hënën në qytetin e Kavajës.