Përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale shkakton një sërë problemesh të shëndetit mendor, depresion, ankth, stres kronik si dhe mungesë vetëvlerësimi.

 

Hulumtimet e kryera përmes intervistave me rreth 10,000 adoleshentë të moshës midis 13 dhe 16 vjeç zbulojnë se lidhja me rrjetet sociale – Facebook, Instagram, WhatsApp, Twitter dhe Snapchat, më shumë se 3 herë në ditë përkeqëson shëndetin mendor.

 

Studimi i publikuar nga qendra më e madhe kërkimore në Europë për shëndetin e fëmijëve gjithashtu argumenton se dëmet janë më të mëdha tek vajzat adoleshente.

 

60% e ndikimit psikologjik në mesin e shumë të rinjve të shkaktuar nga rrjetet sociale vjen nga ekspozimi i tyre më i lartë ndaj ngacmimeve në internet dhe mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme. Këta adoleshentë flenë më pak dhe bëjnë pak ushtrime apo jetë në natyrë.

 

Udhëheqësi i studimit, Profesor Russell Viner, tha se prindërit duhet të mbajnë ekranet jashtë dhomave të gjumit për të shmangur ndërprerjen e gjumit dhe të inkurajojnë fëmijët e tyre të bëjnë ushtrime të mjaftueshme si dhe të kalojnë kohën personalisht me miqtë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *