Subscribe

Konflikte për motive banale që zhvillohen në rrjete sociale po bëhen shkak edhe për viktima mes të rinjve.

Vrasja e 19- vjeçarit ishte krimi më i fundit që tronditi vendin, por ende e freskët është edhe ngjarja në Gramsh, ku mbeti viktimë një 16-vjeçar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët ende nuk janë dënuar për veprën.

Sociologët ngrenë shqetësimin se po shtohet gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duke u bërë kështu pikënisja e konflikteve mes të rinjve.

“Të rinjtë ne vend që të gjejnë më shumë angazhim fizik, kohë në gjërat që i japin formim përshtjellohen në disa mesazhe qëa ta nuk arrij dot ti kontrollojnë dhe që ju vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Shumë fëmijë vuajnë në heshtje dhunën e bashkëmoshatarëvë të tyre nga mjedisi virtual”, tha sociologia Entela Binjaku.

Në këtë situatë, rol me kryesor në parandalimin e këtyre krimeve sipas ekspertëve e ka familja dhe shkolla qe duhet të ushtrojnë një kontroll më të shtuar.

“Familja vijon të mbetet shtylla. Cdo prind duhet të jënë më të kujdeshëm dhe të kontrollojnë rrjetet që ndjek fëmija, cfarë platformash ndjek. Oficeret e policisë, punonjësit social dhe psikologët po shohim një ndikim të vogël të tyre këtë po e shohim nga dhuna që prodhohet mes adoleshentëve.”, shtoi Binjaku.

Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Tik-Tok, Instagram, YouTube apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit. Në mjaft raste të miturit apo adoleshentet bien pre e kërcënimeve dhe fyerjeve nga bashkëmoshatarët e tyre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *