Deputeti Myslim Murrizi komentoi largimet e disa figurave të LSI tek PS.

 

Ai akuzoi dy partitë se kanë bërë një marrëveshje, me qëllim që askush të mos ngelet pa post.

 

Sipas Murrizit, beteja politike mes PS dhe LSI është false.

 

“Ishte gallatë estrada e 4 viteve të fundit, ku gjoja pamë një betejë 3D mes PS dhe LSI, fushatë me autobus ku kërkohej vetëm timoni e tepsia pavarësisht se LSI i kishte lidhur duart qeverisë. Këto ditë po shohim një merkato dimri të lezetshme të ish-ministrave të LSI që po ftohen një e nga një në sofrën e partisë me të cilën qeverisën njëherë pas marrëveshjes së qelbur të 1 prillit. Duke e parë këtë si njeri që kam qënë 30 vite në politike, kam qenë në politike dhe unë po s’kam përfituar asnjë lekë, asnjë koncension, po e shikoj se si po bëhet beteja false dhe hipokrite 3D. Lefteri ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në dasmë me video 3D, Silvën e ka ftuar Ervini sot, ka ngel pa punë veç Pec Vasili, një Mond e siguruat në Presidencë, një tjetër thuhet se do ikë sërish. Kjo është një marrëveshje e madhe mes dy tufa hajdutësh, të palaçove të politikës në kurriz të shqiptarëve”, tha Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *