Subscribe

Ekonomia shqiptare pësoi një zgjerim në  tre mujorin e tretë të këtij me 3.81 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për sezonin e verës, korrik-gusht –shtator, ku rritjen më kryesore e ka dhënë tregtia me shumicë në të gjithë sektorët, por edhe dega e hotelerisë që përkon me pikun e turizmit ka patur kontribut pozitiv.

 

Paralelisht me këtë situatë, degët që kanë shënuara efekt negative janë ndërtimi, ku më së shumti është efekti I përfundimit të gazsjellësit si dhe sektori i aktiviteteve dhe argëtimit, pjesë e te cilit jane edhe lojërat te fatit.

 

Dy tremujorët e parë të vitit kanë shënuar një tkurrje të prodhimit të brendshëm reflektuar kjo nga sektori i energjisë elektrike, ky prodhimi ka qenë në nivele të ulëta për shkak të një viti të thatë. Por ajo që mbetet për tu parë është fundi i vitit për të parë impaktin si pasoje e tërmetit shkatërrimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *