E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rritje ekonomike 3.4% në 2016

 

Rritja ekonomike në vitin 2016 vlerësohet të jetë 3.4 %, një nivel ky, i cili arrin në pritshmëritë e parashikimeve të qeverisë. Instituti i Statistikave publikoi prodhimin e brendshëm bruto për 3 mujorin e katërt të vitit 2016, i cili arrit në 3.97 %.

 

Pas këtij publikimi, INSTAT vlerëson paraprakisht për një rritje vjetore prej 3.4 %, nivel i kënaqshëm ky krahasuar me vitet paraardhëse.

Reklamë

 

Sektorët e ekonomisë që ndikuan në këtë rritje janë tregtia, transporti akomodimi si dhe shërbimi ushqimor. Ndërsa sektori i dytë që shënoi rritja është ndërtimi i ndjekur më pas edhe nga energjia. Por sipas të dhënave të INSTAT për çdo tremujor, ndikimin në rritjen ekonomike kanë dhënë një sërë faktorësh, por në tërësi ndikimi kryesor është investimi në gazsjellësin TAP, çka ka rigjallëruar sektorin e e ndërtimit. Niveli i rritjes ekonomike me 3.4 % vjen në të njëjtën linjë me parashikimet e FMN.

 

 

Më shumë video

Reklamë