E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritje e ndjeshme e numrit të viktimave nga Covid-19 në Greqi

Greqia raportoi këtë të hënë nje rritje të numrit të viktimave.

Gjashtë persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 116.

Ndërkohë numri i të infektuarve shkoi në 2,245.

Kjo pasi këtë të hënë u shënua edhe 10 raste të tjera të reja.

Reklamë

Ndërkohë 61 persona janë në gjëndje kritike në spital.

Specialisti I Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras tha se situate po përmirësohet ndonëse duhet vigjilence dhe distancë sociale sidomos nëse vendoset rihapja e disa aktiviteteve.

Ai shtoi se do të niset pak nga pak me hapjen e bizneseve të vogla por me kujdes maksimal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë