Bota
Rritje e lehtë e numrit të viktimave nga COVID-19 në Spanjë

Ilustrim · Vizion Plus
Rritet numri i viktimave në Spanjë në raport me një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 184 viktima, ndërsa të martën u shënuan 176 vdekje.
Deri më tani, në total janë 27.104 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 228 mijë të infektuar.
Ndërkohë, janë shëruar rreth 140 mijë pacientë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.
Duke filluar nga 15 maji, çdo shtetas i huaj që hyn në Spanjë do të karantinohet për 14 ditë.




