E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rritje e lehtë e infektimeve me COVID sot në vend

Shqipëria vijon të mos shënojë viktima nga koronavirus, por, gjatë 24 orëve të fundit vihet re një rritje e lehtë e rasteve të reja.

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë konfirmuar 11 të infektuar, nga kryerja e 1915 testimeve. Ata janë identifikuar në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz dhe Tepelenë.

 

Reklamë

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            40

Elbasan           13

Fier                  10

Vlorë                9

Korçë             8

Shkodër          6

Lezhë                5

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        2

Vazhdo të lexosh

Reklamë