EDI RAMA
Tani është koha të bëjmë një rritje rrogash shumë domethenese.
Edi Rama zgjodhi t’ua njoftonte personalisht punonjësve të kryeministrisë, lajmin se shumë shpejt do të ketë një rritje pagash për të gjithë.
Dhe per te pas një ide të domethenies unë kam marrë disa raste konkrete. Janë disa legjenda të këtij institucioni.
Kryeministri sqaroi se rritja e pagave do të jetë me dy faza në harkun e një viti.
EDI RAMA
Do të fillojmë tani dhe pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do të vazhdojmë. Ky ishte breaking news për sot. Tani me vrap te puna.
Shefi i qeverisë tha se rritja e pagave është dashur të bëhet prej kohësh, por sipas tij mundësia për ta bërë realitet u krijua vetëm tani, pasi vendi ka kaluar shumë vështirësi.