E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Rritje çmimesh në çdo sektor

Muaji mars ka shënuar një rritje të çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët kryesor të konsumit, duke bërë që inflacioni të arrijë në 2.1 %.

 

Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave rritje kanë shënuar  grupi i ushqimeve, transportit, mallrave dhe shërbimeve, si dhe qirave, përjashtim ka bërë vetëm kategoria e veshjeve dhe pajisjeve shtëpiake.

 

Reklamë

Rritjen më të madhe krahasuar me muajin paraardhës e ka grupi i transportit, fakt ky i cili është reflektim i çmimit të karburantit që u konstatua në treg gjatë Marsit.

 

Më tej edhe ushqimet, kryesisht zarzavatet, kanë qenë më të shtrenjta për qytetarët, një tendencë kjo e cila vërehet edhe gjatë muajit prill.

 

Edhe grupi argëtim dhe kulturë ka shënuar një shtrenjtim të çmimeve.

 

Ndikim në këtë sektor duket se ka dhënë ekspozita e veprave italiane të 1900, e cila rezultoi me një bum vizitorësh, ndërsa bileta ishte  më e shtrenjtë se çdo event tjetër në këtë fushë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë