E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rritje alarmante e rasteve të reja në Greqi

Greqia po përjeton një rritje alarmante në rastet ditore, tha ministri i Shëndetësisë.

Vassilis Kikilias u bëri thirrje grekëve që të zbatojnë masat mbrojtëse, duke përfshirë maskat, dhe të zbatojnë rregullat e distancës sociale.

Reklamë

“Fatkeqësisht, transmetimi i virusit paraqet tendenca në rritje të rrezikshme. Edhe një herë u bëj thirrje të rinjve dhe qytetarëve që nuk respektojnë masat mbrojtëse personale … të marrin parasysh përgjegjësinë e tyre ndaj grupeve të cenueshme, qytetarëve tanë të tjerë dhe ndaj vendit.”

Kjo thirrje vjen pasi Greqia shënoi një rekord të rasteve ditore të dielën, 203 të tilla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë