Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tremujorin e fundit të 2016 vuri në pah një ritëm të ngadaltë, duke zhgënjyer analistët që shpresonin një rishikimin me rritje në vlerësimin e dytë të departamentit të Tregtisë të publikuar sot.

 

Nga tetori në dhjetor, produkti i brendshëm bruto (PBB) amerikan u rrit me 1,9 për qind me ritmin vjetor dhe sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, siç u parashikua gjatë vlerësimit të parë. Analistët shpresonin për një rishikim me rritje në 2,1 për qind. Në harkun vjetor të 2016, rritja ekonomike u konfirmua me 1,6 për qind kundrejt 2,6 për qind në 2015. Ky është vlerësimi më i ulët që nga 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *