E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rritja e të infektuarve/ Basha përsërit premtimin: Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar

Shqipëria regjistroi javën e shkuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Ndërsa infeksionet po shtohen, sipas kreut të demokratëve, Lulzim Basha, numri i testimeve po ulet.

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat nënvizoi se qytetarët kanë nevojë për mbështetje në këtë periudhë dhe jo të vazhdojnë të grabiten nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka përsëritur premtimin e tij se plani i rimëkëmbjes së PD-së ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.

“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!”

Më shumë video

Reklamë