Subscribe

Të parëve që do t’u rritet rroga do të jenë infermierët, mjekët e përgjithshëm, mësuesit, policisë së shtetit, të burgjeve, gardës së republikës dhe zjarrfikësve.

 

Qeveria vendosi që rritja e rrogave për këto kategori të nisë që në prill.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

T’ju them sot infermiereve që do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon dhe përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë.

 

Reforma historike e rritjes së pagave, siç e quan Edi Rama, do të sjellë një shpërblim financiar më të madh edhe për pedagogët, përveç mësuesve në 9-vjeçare dhe gjimnaz.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Mësuesve në arsimin e mesëm që paga e tyre do shkojë mbi 1 milionë lek, pra mbi 100 mijë lek. Apo në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Është koha t’iu bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve të universiteteve të gjithë sistemit arsimor universitar, me 20% duke iu dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë deri në 30 % sepse ata janë autonom.

 

Për të punësuarit në shtet, si ata në administratën qendrore dhe vendore, synohet që rritja e rrogave të nisë në maj. Qeveria është e angazhuar që deri muajin e ardhshëm projektligji të jetë miratuar në parlament. Për administratën shtetërore ai parashikon një rritje nga 22 deri në 61 për qind sipas kategorive.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

T’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore se paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë.

 

Pas rritjes së parë, e dyta që synon që ta çojë pagën mesatare në 900 euro nga 563 që është sot do të bëhet në prillin e vitit të ardhshëm.

 

Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Financave pas miratimit të projektligjit të pagave në qeveri, bëri me dije edhe koston që do të ketë në buxhet.

 

Në hierarkinë e drejtuesve të shtetit ai që do të përfitojë një pagë më të lartë do të jetë presidenti. Rroga për Bajram Begaj do të jetë 425 mijë lekë. Nuk do të jetë i vetmi pasi me më shumë lekë do të vlerësohen edhe drejtuesit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të pavarura të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *