Rritja e numrit të infeksioneve me covid 19 është pasuar me shtrëngimin e disa masave dhe vazhdimin e atyre ekzistuese, por pavarësisht kësaj, ministria e Arsimit e përjashton mbbylljen e shkollave.

Zëvendësministri Dukagjin Pupovci shprehet se vendimi i është lënë në dorë task-forcave në çdo shkollë që të veprojë në varësi të situatës shëndetësore.

 

DUKAGJIN PUPOVCI

ZV\MINISTER I ARSIMIT, KOSOVE

 “Ne kemi 780 shkolla të evidentuara dhe nga të dhënat 27 prej tyre janë online. Nëse task forcat vlerësojnë se shkolla duhet të kalojë online, atëherë ajo kalon online për një periudhë të caktuar. Por nuk jemi që t’i mbyllim edhe ato shkolla të cilat nuk kanë raste të infeksionit, respektivisht gjykohet se rreziku nuk është i tillë që shkolla duhet të shkojë online”.

 

Zëvendësministri Pupovci sqaron se nxënësve nuk iu kërkohet të paraqesin test çdo ditë dhe se një masë e tillë konsiderohet e panevojshme në situatën aktuale epidemiologjike.

 

 “Ne mendojmë se shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet. Asnjë shkollë nuk është se e nxisim të punojë me prezencë fizike nëse nuk i ka kushtet për të punuar me prezencë fizike. Nuk ekziston ndonjë rregull që u kërkon nxënësve të bëjnë teste çdo ditë, nuk ka askund në botë diçka të tillë prandaj nuk ka as në Kosovë dhe nëse në një të ardhme vlerësohet se rreziku për shëndetin publik është i tillë që shkollat duhet të mbyllen ose të shkojnë online atëherë me siguri do të veprohet ashtu, por për momentin një veprim i tillë nuk ekziston”.

 

Masat e reja të qeverisë së Kosovës kanë shënjestruar kryesisht udhëtarët dhe aktivitetin e bizneseve ndërsa mbajtja e maskës kërkohet në ambientet e mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *