Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë kufizime shtesë të jetës fetare.

Sipas Myftiut  te Korçës Ledian Cikalleshi, në fenë myslimane shëndeti dhe jeta e njeriut janë të shenjta dhe në momente të tilla si përhapja e pandemisë dhe shtimi i rasteve në qytetin e Korçës lind nevoja për masa të reja per faljen në xhami.

“Të gjitha këto masa të marra për të ruajtur shëndëtin e besimtarëve dhe jo vetëm do të respektohen deri në një njoftim të dytë nga KMSH-ja. Gjithashtu kujtojmë që ky është viti i parë që besimtarët myslimanë falën Fiter Bajramin në xhamitë e lagjeve ndërkohë edhe i gjithë muaji i shenjtë kaloi në heshtje, e njëjta situatë pritet të ndodhë edhe me Kurban Bajramin i cili festohet në fund të muajit korrik”, shprehet Ledian Cikalleshi për Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *