Subscribe

Kontrata e re me kompaninë konçesionare të pullave fiskale, e cila rrit indirekt çmimin e barnave ka dalë jashtë qëllimeve që ka patur Ministria e Financave. Vizion Plus ka mësuar se për dy vite rresht ky institucion ka negociuar me kompaninë zvicerane “SICPA” për të ulur çmimin e pullave fiskale për të gjitha produktet, duhanin, alkoolin dhe birrën, përfshirë dhe barnat. Në kontratën e miratuar nga qeveria e kaluar, ngarkesa në para për çmimin e ilaçeve ishte 2 lekë për një pullë sigurie të prodhuar për zinxhirin e shpërndarjes së ilaçeve, ose 14.4 euro për 1 mijë të tilla. Financat kanë propozuar që kjo vlerë të shkojë në 9 euro për 1 mijë pulla. Po ashtu i është kërkuar kompanisë ngritja e sistemit të gjurmimit të barnave pa kosto shtesë, pasi investimi është minimal me një aparaturë të thjeshtë. Në një memo të nisur kreut të financave, kreu i bordit të konçesionit të pullave fiskale, i sugjeron që për kërkesën e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur teknologjinë e re, të mos ketë kosto shtesë.

Negocimi i aktivizimit të Pullës Farmaceutike sipas kërkesave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë: Teknologjia e re që kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë të mos ketë kosto shtesë për pullën e barnave. Aktivizimi i pullës së barnave menjëherë ose në dy faza: 1. Barnat e rimbursueshme; 2. Të gjithë barnat.

Sistemi i ri i gjurmimit të barnave do të impelmentohet për të ruajtur sigurinë e tyre dhe eliminimin e kontrabandës, por rritja e çmimit të pullës nuk e justifikon investimin me këto pajisje të thjeshta. Ministria e Financave i ka kërkuar konçesionarit dhe mundësimin e gjurmimit të pullës së barnave përmes telefonit, në mënyrë që të eliminohet mashtrimi i konsumatorit, por as kjo nuk është reflektuar në kontratën e re. Pas miratimit të saj çmimi i çdo ilaçi do të rritet me 2.4%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *