Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet...

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë...

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit! Irani pezullon...

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së votimit në...

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura...

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja e lartë...

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë iranianë, goditet...

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën 7 persona,...

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un...

Rritja e pensioneve, Rama: Kthesa ka nisur, ja si do funksionojnë skema dhe deri kur do të ketë mbështetje financiare

11 Janar 10:50

Nga ky janar, pensionistët kanë nisur të marrin rritjen e premtuar nga qeveria.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podcast-in “Flasim”, teksa shpjegoi edhe skemën e mbështetjes financiare për moshën e tretë.

Kryeministri tha se rritja ka nisur nga janari 2026, teksa shtoi se çdo janar kjo mbështetje do të dyfishohet, derisa rritja të shkoj në 5-fish në vitin 2030 dhe më pas do të ndalojë.

“Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi si një lehtësim për atë vetë arritjen e kësaj nisme, për të cilën u shpreh se janë dashur prej vitesh shumë reforma.

“Kjo kthesë është një çlirim i madh për mua. U deshën vite reformash, u desh një përpjekje e madhe për rritje ekonomike, u desh një përmirësim rrënjësor në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave, u desh shumëçka që të vinim në pikën ku një Shqipëri tjetër nga ajo e dhjetë viteve më parë, të bëhej vendi i rritjes së pensioneve, pa minuar themelet e stabilitetit financiar të shtëpisë sonë të përbashkët”, shtoi Rama.

Kryeministri më tej shtoi: “Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë… E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi”./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Pensionistet rama

Nga e njëjta kategori

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë detit, dyshohet se u përket autorëve

më shumë...

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset me dy mjete të parkuara, plagoset shoferi

më shumë...

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime

më shumë...

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un në organ të Partisë Socialiste

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:35

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

6:26

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e...

6:20

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

5:29

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i...

5:14

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit!...

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

4:37

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre...

4:24

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja...

4:01

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë...

3:24

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën...

3:19

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë:...

3:08

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e...

2:37

700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave...

2:19

Pritje deri në tre orë në Qafë...

1:51

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më...

1:31

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje...

12:54

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë...

12:48

Emigrantët rrezikuan mbytjen, zbardhet tentativa e trafikimit...

12:31

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha:...

Më të klikuarat

  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tensi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.