Subscribe

Pa bërë asnjë shpallje publike, Ministria e Financave mori vendimin për të vënë në dispozicion të buxhetit të vitit 2017-të një fond prej 10 milion dollarësh për rritjen e pagave në sektorin publik. Edhe pse jashtë programit të saj, socialistët shprehen se situata ekonomike tashmë është në favor për të bërë dhe stimulime të tilla. Por demokratët thonë se fondi që është vënë në dispozicion për të rritur pagat është më tepër një gënjeshtër se një rritje konkrete. Sherfedin Shehu thotë se në 3 vite qeveria nuk ka bërë as indeksim të inflacionit për rrogat e punonjësve. Ervin Bushati shpjegon se shtresa që duhet të ketë mbështetjen më të madhe janë pensionistët dhe jo punonjësit e administratës, të cilët nëse kërkojnë rritje page shumë mirë mund të kërkojnë një vend tjetër në sektorin privat. Edhe pse është vendosur një shumë prej 10 milion dollarësh në programin ekonomik fiskal, fondi përfundimtar do të vendoset kur qeveria të miratojë në nëntor buxhetin e ri. Megjithatë rritja që ajo do t’i bëjë pagave duket se do të jetë afatgjatë. Për 2018-ën ky fond shkon në 15 milion dollarë dhe në 2019-ën 20 milion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *