Subscribe

Radikale dhe te gjithanshme i ka konsideruar kryeministri Rama reformat e këtyre tre viteve e tashme sipas tij, suksesi i tyre meriton te shpërblehet. 100 milionë dollarë, do te ndahen vitin tjetër per paga e pensione, si pasoje e shëndoshjes se financave te shtetit.
Rama e ka edhe një përgjigje se përse qeveria e ndërmerr këtë hap për vitin 2017, që përkon me një vit elektoral. Kreu i qeverisë tha se rritja ekonomike e këtij vitit pritet të jetë mbi 3%, ndërkohë që projektimi për vitit e ardhshëm është në masën 4%. Vetëm në pak minuta, pas fjalimit të kryeministrit, Asambleja Kombëtare miratoi njësërë dokumentesh që lidhen me aspektin organizativ dhe Kodin e Etikës. Por në mbledhje, mes socialistëve, nuk ka rënë shumë në sy mungesa e Ben Blushit, i cili shpalli largimin nga kjo forcë politike. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së u diskutua edhe mbi zgjedhjet e ardhshme lokale për kreun e Bashkisë Kolonjë. U vendos që të ketë kontakte me aleatët kryesorë, atë të LSI-në, meqenëse kjo Bashki drejtohej nga një kandidat i përzgjedhur nga ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *