E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rritja e notës mesatare, rrezikohen disa programe në Universitetin e Korçës

Rritja e menjëhershme e notës mesatare rrezikon mbylljen e disa programeve në Universitetin e Korçës. Kjo sipas rektorit të këtij universiteti Ali Jashari ka bërë që të ketë më pak prurje në programin Gjuhë Letërsi, Gjuhë dhe kulture frënge dhe në programin e arsimit parashkollor ne fakultetin e edukimit dhe filologjisë.

 

Për të njëjtën arsye, gjithnjë sipas Jasharit të rrezikuara janë programet filozofi sociologji në fakultetin e shkencave natyrore dhe humane, si dhe inxhinieri agronomike në fakultetin e bujqësisë.

 

Reklamë

Megjithatë rektori i universitetit në Juglindje të vendit shpreson në realizimin e këtyre programeve, por kjo në varësi të prurjeve të kandidatëve në 2 fazat e tjera. Rektori bën të ditur gjithashtu se qe të hapet një program kuota minimale është 15 studentë.

 

Deri tani pasi ka mbarruar faza  e pestë e raundit të parë, janë realizuar 50 % e kuotave të planifikuara nga senati akademik. Ndërkaq, për fazat e mbetura janë në pritje për tu rregjistruar rreth 450 kandidatë.

 

Programet më të kërkuara janë ai i sporteve , infermierisë së përgjithshme, mami, degët e fakultetit ekonomik si dhe politika sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë