E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rritja e naftës në Shqipëri/ Ish-ministri i Bujqësisë: 1 litër naftë sa 5 kg kastravecë

Këtë të shtunë, nafta dhe benzina po tregtohen me 230 lekë për litër.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve në vend, ku ka theksuar se ky sektor është drejt rrënimit dhe falimentit.

Reklamë

“Bujqësia drejt rrënimit dhe falimentit! 1 liter naftë sa 5 kg kastravec ose sa 7 litra qumësht në shitjen me shumicë”, shkruan Panariti.

Kjo është rritja e dytë brenda dy ditëve, pasi të enjten çmimi u shtrenjtua me pesë lekë, duke qëndruar në nivelet e 199 lekëve.

Reklamë

Edhe në bursat ndërkombëtare nafta ka njohur rritje për shkak të luftës në ukrainë që shkon deri në 118 dollarë për fuçi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë