Subscribe

Ministria e Financave ka nisur nga puna për të analizuar skenarët e rritjes së kufirit për biznesin e vogël. Opsioni i mundshëm është qe ky tavan të jetë 12 ose 14 milion lekë, nga 8 që është aktualisht. Por pse vendosi qeveria që të ndërmarrë këtë hap pikërisht tani?

 

“Qëllimi është të nxisim biznesin të deklarojë xhiron reale. Ideja është që të mos tremben nga tavani 8 milionë lekë, duke gënjyer në deklarimet e tyre nga frika se do të paguajnë 15 % tatim fitimi. Prandaj për të lehtësuar këtë barrë ne po shikojmë kush janë skenarët e mundshëm. Do përpiqemi që të gjejmë në harmonizim mes interesit të biznesit, por edhe të mos krijojmë risqe për buxhetin. ”- thotë Niko Lera,  drejtor në Ministrinë e Financave. 

 

Sipas drejtorit të politikave fiskale ne Ministrinë e Financave, është ende herët për të evidentuara se sa do të jenë përfituesit e skemës së re, pasi mbetet për t’u parë sjellja e biznesit për të deklaruar xhiro më shumë se 8 milion lekë.

 

 “Nuk mund të themi ekzaktësisht se sa do të jenë bizneset që do të përfitojnë. Kjo mbetet për t’u parë se si do të jetë sjellja e kompanive. Ideja është sa nga 71 mijë biznese të vogla do të deklarojnë xhiro mbi 8 milion lekë? Ne këtë fakt do të analizojmë në ditët në vijim”-thotë Lera.

 

Ministria e Financave është e bindur se kjo masë do të ketë efekt, pasi do t’i japë biznesit të vogël më shumë mundësi për deklarim.

 

“S’ka pse të mos jetë e efektshme. Po synohet t’i ulet barra bizneseve që paguajnë nga 15 % tatim fitimi në 5 %. Mendojmë se do të prevalojë qëllimi për të paguar më pak se sa tendenca për t’u fshehur dhe për të bërë evazion dhe më pas biznesi të penalizohet”-përfundon qëndrimin e tij Lera.

 

Nga ana tjetër ky ndryshim ligjor, së bashku edhe me vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek bizneset e vogla, pritet të shtoje barrën ne administratën tatimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *