Subscribe

2018 duket se ka nisur mbarë sa i përket rritjes ekonomikë. 3 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një rritje me 4.45 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Dega kryesore që mban gati 50 % të rritjes është sektori i energjisë. Nisur nga situata e mirë hidrike, korporata elektro-energjetike ka kryer eksporte të larta të energjisë duke ndikuar pozitivisht në rritje ekonomike. Ndikim pozitiv kanë dhënë edhe ndërtimi, tregtia transporti dhe bujqësia.

 

Ndërsa sektorët më rënie në këtë fillim të vitit janë aktiviteti financiar dhe tregu i sigurimeve. Por INSTAT sqaron se në këta sektor ka dhënë efekt kursi i këmbimit, pasi vetë degët kanë shënuar rritje.

 

Gjatë këtij viti objektivi i qeverisë është që rritja ekonomike të kalojë kufijtë e 4 %, nga 3.9 % që ishte zyrtarisht rritja në 2017. Ndonëse tendenca e rritjes është pozitive, ekspertët thonë se ekonomia shqiptare duhet të arrijë një rritje mbi 5 % që ajo të përcillet në mirëqenien e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *