Subscribe

Falë investimeve që Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët e kryeqytetit do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Me këtë do të marrë fund edhe situata e emergjencave për ujë, si ajo që po kalon aktualisht Tirana. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha.

 

“Për të gjithë ata që janë skeptikë se nëse shtesa vetëm 20 lekë ia vlen, unë u them se ia vlen. Shembulli i Korçës, i cili është sot qyteti i vetëm që ka ujë 24 orë në Shqipëri është një shembull që na jep garanci se në Tiranë, me mundësimin e kredive nga BERZH-i, Banka Botërore, KFV dhe të gjitha bankat e zhvillimit, për të transformuar rrjetin e ujësjellësit që nuk është prekur prej 20 e ca vitesh, besoj se brenda 5 vitesh do të kemi 24 orë ujë në Tiranë.”

 

Veliaj u shpreh i sigurt se ashtu siç ka ndodhur edhe me një sërë sfidash të tjera, Bashkia e Tiranës do ta fitojë edhe betejën për të patur ujë të pijshëm pa ndërprerje në rubinetat e konsumatorëve familjarë apo biznese.

 

“Them se me këtë ritëm që kemi punuar në infrastrukturë, në urbanizim, në këndet e lodrave, në parqe, në çerdhe dhe në kopshtet e Tiranës, siç kemi filluar me shkollat, do ta fitojmë edhe sfidën e ujit. Po bëjmë një rregullim shumë të vogël për një fitim shumë të madh. Mjafton të shikojmë rastin e Korçës për të kuptuar që ky lloj investimi ia vlen dhe këto janë vendimet e drejta për të shpëtuar Tiranën nga thatësira dhe për të shpëtuar nga botet dhe depozitat majë çdo pallati.”

 

Kryetari i bashkime se Tiranës inauguroi rrugën “Dalip Topi”, e rikonstruktuar se fundmi dhe qe shërben per te lidhur njësinë administrative nr, 3 me njësinë Dajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *