E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Politikë

Rritja e çmimit të gazit dhe energjisë rrëzon qeverinë në Kazakistan

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Azinë Qëndrore, është në gjendje të jashtëzakonshme.

 

Protestat kaotike që kundërshtojnë rritjen e ccmimeve të karburantit cuan në rrëzimin e qeverisë në Kazakistan.

 

Reklamë

Demonstruesit antiqeveritarë në kryeqytet, kanë sulmuar zyrën e kryetarit të bashkisë ndërsa mijëra njerëz kane pushtuar rrugët duke u përplasur me autoritetet.

 

Protestat janë të rralla në ish-vendin sovjetik, i cili kontrollohet fort nga qeveria. Turma njerëzish janë mbledhur edhe pranë ndërtesave zyrtare në qytete të tjera ndërsa shërbimet e internetit janë ndërprerë në të gjithë vendin.

 

Demonstratat u zgjeruan qëkurëse autoritetet në vendin e pasur me naftë hoqën kufijtë e çmimeve të gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet, duke shkaktuar rritje të çmimeve të konsumit.

 

A view shows a burning police car during a protest against LPG cost rise following the Kazakh authorities’ decision to lift price caps on liquefied petroleum gas in Almaty, Kazakhstan January 5, 2022. REUTERS/Pavel Mikheyev

Vazhdo të lexosh

Reklamë