Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të ERE-s për vendosjen e fashës deri në 800 kËh në muaj.

 

Në një dalje për media, Meta tha se ERE duhet të thërritet urgjent në seancë plenare për të dhënë sqarime.

 

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 4- 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.

Shqipëria edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus çuditërisht ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët. Pra, në emër të Partisë së Lirisë, angazhohemi që menjëherë përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhë të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësimë të KONFINDUSTRIA por që nuk janë thjesht të asaj por të gjithë sipërmarrjes të biznesit por edhe të shumë familjarëve“, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *