Koço Kokëdhima ka reaguar për rritjen e çmimit të energjisë në vendin tonë.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

 

“Çmimet e rritura të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset që do të shpallen nesër, po bëhen me diktatin e forcës, në mungesë të plotë transparence, pa asnjë konsultim me publikun e grupet e interesit dhe si të tilla duhen refuzuar. Qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike, ashtu siç nuk pati në 8 vitet e shkuara kur nuk shtoi asnjë prodhues të madh energjie, veç HEC-eve të vegjël që në shumë raste shkatërruan parqet tona kombëtare, lumenjtë dhe ekonomitë familjare. Shqiptarët nuk mund të paguajnë më për paaftësinë dhe korrupsionin e politikanëve, sepse janë zhvatur prej çmimeve të energjisë dhe karburanteve më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit. I ftoj ata të protestojnë kundër rritjes së çmimeve që ka për qëllim të mbushë gropën e krijuar në buxhet nga keqadministrimi dhe korrupsioni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *